Sporting Lisbona publikon të gjitha detajet e plota financiare për transferimin e Fernandes te United

Sporting Lisbona i ka publikuar detajet e plota financiare për marrëveshjen me Manchester United, sa i përket sulmuesin anësor Bruno Fernandes.

Të dy klubet më në fund ranë dakord për një marrëveshje të shumëpritur për portugezin, që sot është prezantuar.

Sipas një komunikate zyrtare të Sporting, Djajtë e Kuq kanë paguar një shumë fillestare  prej 55 milionë euro.

Sa i përket bonuseve, janë paraparë edhe 25 milionë euro të tjera. Këto bonuse përfshijnë deri në 5 milionë euro për numrin e paraqitjeve të lojtarit.

5 milionë euro tjera janë të varura nga performanca e Man United në Ligën e Kampionëve dhe 15 milionë euro tjera shkojnë për çmimet individuale që do t’i fitojë lojtari.

Po ashtu sipas CP Sporting, një shtesë  tjetër prej 5.5 milionë euro, do të paguhet nga United për t’i mbuluar shërbimet e ndërmjetësimit.

Fernandes u përfshi direkt në 15 gola në vetëm 17 paraqitje të Superligën e Portugalisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *