Ramush Haradinaj ”shuplakë” analistit në studio: Pse po rren?!

Pse Albini nuk është më në presion se ju, pse ai duhet të shkojë në finale dhe jo ju. Nëse jeni duke e bërë vetëm për hir të opozitarizmit nuk ua fali dot sepse është proces i rrezikshëm. Qe 10 vjet ne kemi bërë marrëveshje të dëmshme me Serbinë. Qe 10 vjet edhe AAK ka qenë në dialog me Serbinë duke bërë marrëveshje të dëmshme. Ju po thoni hajde shkojmë shpejtë në këtë finale ku mund të bosnjëzohet Kosova”, është shprehur Ahmeti.

Sipas tij, Veseli me largimin nga lista të atyre që kanë aktakuza ka bërë eksperiment me njerëz pa nevojë. Ai ka thënë se Veseli vetëm po mashtron popullin në kohë fushate.

“Mendoj se ai e ka korruptuar luftën kundër korrupsionit. Është një falsitet i madh që po bën ai. Dihet çka po ndodh në vendin tonë. Kë e ka hequr ai. E ka hequr Besim Beqajn. Ka bë një eksperiment me njerëz pa nevojë. Duhet të zbatojmë ligjet në fuqi. Jemi shoqëri ligjore. Krijo ligjin, nëse ligji ia ndalon ai s’punon. Nëse ka dashtë Veseli t’i ndihmojë Kosovës e qet vetëm një nen ligjor diku se zyrtari nën aktakuzë nuk mund ta vazhdojë punën, kaq”, ka thënë ai.

Sipas Haradinajt, Veseli “po rren lidhur me këtë temë”.

“Nëse po flasim për moral, kush e bëri korrupsionin qe 20 vjet në këtë Kosovë, nuk mund të sillem unë këtu e të rrej nër sy. Po ai rren nër sy. Po e mashtrojnë popullin për këto tri javë të zgjedhjeve, pyeteni javën tjetër nëse të jepet mundësia, të kallëzon çka”, ka thënë tutje Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *