Abazi: Dialogu duhet të vazhdojë me serbët e Kosovës

Marrëveshjet e arritura nga dialogu me Serbinë, janë të pamundura të rishikohen, por dialogu sipas zëvendëskryeministrit Haki Abazi duhet të vazhdojë me serbët që jetojnë në Kosovë.

Abazi ka thënë se serbët e Kosovës nuk duhet të lihen jashtë proceseve, ngase për të flasin institucionet.

“Nuk ka rishikim të marrëveshjeve, ne jemi të determinuar që të ndërtohet kohezioni social me të gjithë pjesëtarët e komuniteteve në Kosovë, nuk bënë përjashtim edhe çështja e bashkëbisedimeve dhe dialogut me grupin e minoritetit serb. Ata janë qytetarë të Kosovës dhe në asnjë forme nuk duhet të lihen jashtë proceseve, për ata flasin institucionet e Kosovës, sepse janë votues të Kosovës”.

“Kemi një proces i cili ka zgjatur dhe është stërzgjatur që dikush tjetër ka folur në emër të minoriteti serb. Ata sigurisht që kanë përfaqësues të tyre në Parlament, por kjo nuk do të thotë se nuk kanë organizime të tjera në kuptimin e shoqërisë civile dhe ky dialog duhet të vazhdojë edhe për të ardhmen”, ka thënë ai, për Ekonomia Online.

Kthim te rezoluta e 7 dhjetorit të vitit 2011, e paralajmëruar nga kryeministri Albin Kurti, për ta aplikuar reciprocitetin politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë, sipas Abazit është mëse e nevojshme pas heqjes së taksës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *